Kuvendi voton projektligjin për IPA’në 2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 93 vota për kanë votuar pro projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky votim erdhi pas një debati të ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Kujtojmë se pas kësaj seance të jashtëzakonshme pritet që të filloj edhe seanca e re plenare me mbi 20 pika në rend dite.

SHPËRNDAJE