Ky deputet i Kuvendit që ia kalon me pasuri Ramiz Kelmendit

Në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit [AKK] janë publikuar në tridhjet minutat e fundit edhe një pjesë tjetër e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve të lartë, shkruan Periskopi.

Më herët, Periskopi bëri një kalkulim të pasurive të deklaruara të subjekteve politike, por në të nuk ishte përfshirë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe shoku i Xhavit Halitit, Gani Dreshaj.

Pasuria e tij e paluajtshme e deklaruar është 41 milionë e 266 mijë euro. Ndërkohë që si pasuri të paluajtshme nuk ka vënë asgjë. Duket se zoti Dreshaj nuk ka asnjë veturë.

Si aksionar i një varg kompanish të ndryshme, ai ka edhe 44 milionë e 400 mijë euro. Duket se deputeti i AAK-së së shpejti do ta mbërrijë njëqindmilionëshin. Por, Dreshaj nuk mund të mburret aq shumë para asnjë grupimi politik në Kuvend, meqë të gjitha del se kanë para me bollëk.

SHPËRNDAJE