Ky do të jetë shefi i grupit parlamentar të AAK-së!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 13 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt tanimë ka caktuar shefin e grupit parlamentar.

Indeksonline mëson se personi që sipas gjitha gjasave do të ngarkohet me këtë detyrë është Daut Haradinaj.

Ky i fundit në zgjedhjet e 6 tetorit arriti ti marrë mbi 20 mijë vota.

Ndërsa, lideri i AAK-së, ndonëse i nënshkruar si deputetë, pas betimit ai do ta lëshojë vendin në legjislativ.

Karrigen e kryeministrit në largim do ta zë biznsimeni nga Mitrovica, Gazmend Abrashi.

SHPËRNDAJE