Ky do të jetë shefi në Kuvend i të dorëhequrve nga Vetëvendosje

Pas kërkesës së 12 deputetëve të larguar nga Vetëvendosje për të formuar një grup të ri parlamentar, mësohet se Shef i Grupit Parlamentar të pakënaqurve do të jetë Dardan Sejdiu, raporton ORAinfo.

Ky grup prej 12 personash kanë dërguar sot kërkesën që të bëhen zyrtarisht grup i veçantë parlamentar.

Sipas një dokumenti, në të cilin ky grup ka njoftuar kryetarin Kadri Veseli për grupin e ri parlamentar, i cili do të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Deputetët e këtij grupi parlamentar janë:

Aida Dërguti

Visar Ymeri

Faton Topalli

Fisnik Ismaili

Dukagjin Gorani

Driton Çaushi

Dardan Sejdiu

Frashër Krasniqi

Dardan Molliqaj

Besa Baftiu

Salih Salihu

Shqipe Pantina

SHPËRNDAJE