Ky është 29-vjeçari që u vra sot në Deçan (Emri/FOTO)

Agonis Tetaj, rreth 29 vjeç është vrarë sot rreth orës 11:00.

Mediat raportojnë se dyshohet që viktima në fjalë është qëlluar me armë nga djali i pronarit ku punonte.

Mësohet se Agonisi ishte i martuar dhe pas vetës ka lënë dy djem binjakë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Për këtë vrasje është arrestuar i dyshuari kryesor me inicialet, Sh.G.

“Rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha zyrtari për informim, Driton Rugova.

Rugova shtoi se i dyshuari kryesor për këtë vrasje tashmë ndodhet në prangat e policisë.

SHPËRNDAJE