Ky është 64 vjeçari i vrarë nga vëllai në Suharekë, zbulohet se ishte i burgosur për 15 vite

Ismet Gegaj nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllanë Bajram Gegaj.

Periskopi nga burimet pranë familjes ka mësuar se i dyshuari Bajram Gega e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain Ismetin. Madje këto burime thonë se u plagos edhe gruaja dhe djali i tij, me inicialet B.G. Sipas informacioneve, gruaja në fjalë është në gjendje shumë të rëndë.

Rastin e konfirmoi për Periskopin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studençan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, tha Gashi.

SHPËRNDAJE