KY ËSHTË BIZNESI I KUMARIT QË E LIDH RRAHIM HASHIMIN ME VRASJEN KU U PËRFSHI EDHE ELVANA GJATA

Ervin Mata është i dashuri i Elvana Gjates. Ai e ka mik Ajaks Boshnjakun. Ky i fundit është ortak me fajdexhiun e Kosovës, Rrahim Hashimi.

Në Indoks e mësoni se si lidhet ky biznesmen i dyshimtë kosovar me këta persona që u përfshinë në një vrasje te Ish-Blloku në Tiranë.

InDoks sjell rrëfimin tjetër të Rrahim Hashimit që e lidh me njerëzit e incidentit që e përfundoi me një vrasje në Tiranë ku u përfshi edhe këngëtarja Elvana Gjata.

InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij. Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish./ Insajderi.com

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE