Ky është dokumenti me të cilin Pacolli i kërkon Haradinajt emërimin e Bejtush Gashit në pozitën e ministrit të MPB-së

Portali Veriu.info ka siguruar dokumentin me të cilin presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i drejtohet kryeministrit Ramush Haradinaj që ta emëroj Bejtush Gashin, ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç shihet në dokument, AKR dje e ka marrë vendimin për nominimin e Bejtush Gashit, për ministër të MPB-së, pozitë e mbetur zbrazët pas shkarkimit të Flamur Sefajt.

“Jam shumë i sigurt se z.Bejtush Gashi është personi më adekuat për këtë pozitë, i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara, të dëshmuara ndër vite me profesionalizimin dhe performancën e tij në fushën e sigurisë.

Ky nominim bëhet përkitazi me marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar paraprakisht në mes nesh dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta merrni në konsideratë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e siguruar nga Veriu.info, të cilën Pacolli ia drejton Haradinajt.

Ndryshe, portali Veriu.info dje kishte raportuar ekskluzivisht se Bejtush Gashi do ta zëvendësoj Flamur Sefajn në pozitën e ministrit të MPB-së.

Në CV-në e cila i është prezantuar kryeministrit Ramush Haradinaj nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e të cilën e ka siguruar portali Veriu.info, shihet se Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së.    Gashi vazhdon të ligjëroj disa lëndë që lidhen me sigurinë publike./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE