Ky është i dënuari për terrorizëm që iku nga policia në Kaçanik

Gazeta Insajderi mëson se i dënuari për terrorizëm i cili ka ikur nga policia në Kaçanik, është Fitim Dema nga Kaçaniku, i njohur me nofkën “Fite”.

Fitim Demën parmbrëmë policia nuk kishte arritur ta arrestonte për ta dërguar në vuajtje të dënimit, pasi kishte urdhëresë nga gjykata.

Në komentin kur policia e kishte lokalizuar vendin ku ndodhej i dënuari, ishte larguar prej aty.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia ka pasur urdhëresë për arrestimin e personit në fjalë për vuajtjen e dënimit. E ka identifikuar lokacionin. Pasi policia ka shkuar në lokacion, personi është larguar dhe policia nuk ka arritur ta arrestojë. Tash është në kërkim policor”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agim Gashi.

Fitim Dema i njohur me nofkën “Fite”, që nga 11 gushti i vitit 2014 deri më 4 shtator 2014 ishte në paraburgim.

Kurse nga 4 shtatori i ishte shqiptuar masa e ‘lajmërimit në stacion policor’.

SHPËRNDAJE