Ky është i riu që u vra mbrëmë në Ferizaj (Foto/Emri)

Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Ferizajit. Një person dje rreth orës 18:20, ka mbetur i vrarë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ndërsa një tjetër është plagosur

Magazina.al, ka mësuar se i vrari është 29 vjeçari Besart Hasani, ndërsa ende nuk është folur zyrtarisht motivet e vrasjes.

Policia ka konfirmuar tashmë se në lidhje me rastin ka arrestuar katër të dyshuar, ku tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.

Mirëpo, burime të afërta me palët e përfshira në konflikt kanë thënë se vrasja lidhet me një borxh.

Shikoni fotot:

SHPËRNDAJE