Ky është incidenti që ndodhi kur Mandzukic shënoi gol

Lojtarët kroatë festuan si të çmendur tek goli i Mandzukic, që përmbysi gjithçka dhe i kualifikoi për në finale. I gjithë ekipi vrapoi në një cep të fushës, dhe aty ndodhi e papritura.

Lojtarët i shkuan të gjithë Manxukiçit, por aty gjendeshin edhe shumë fotografë e kameramanë. Njëri prej tyre, ishte ai që e pësoi më keq, pasi e vunë për fund dhe për pak sa nuk e dëmtuan. Më pas, lojtarët e panë që kishin zënë edhe fotografin, dhe të gjithë u çuan për ta ndihmuar.

SHPËRNDAJE