Ky është klubi anglez që po synon transferimin e Rashicës

Klubi anglez i futbollit Aston Villa është duke monitoruar situatën e Milot Rashicës dhe po synojnë që të arrijnë një marrëveshje sa më të shpejtë për transferimin e tij, raporton “Deich Stube”.


RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interesim për sulmuesin e Werder Bremenit, dhe ata do t’i bashkohen Aston Villës në garën për shërbimet e 24-vjeçarit nga Kosova.

Rashica këtë edicion ka bërë vetëm katër paraqitje për skuadrën gjermane, dhe ende nuk ka arritur të regjistrojë ndonjë gol ose asistim.