Ky është kushti i Isa Mustafës për Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me kërkesën për postin e kryeministrit, teksa ka thënë se LDK nuk heq dorë nga kandidati për kryeministër.

Ai ka thënë se LDK-ja do të hyjë në qeveri vetëm nëse e ka postin e kryeministrit.

“Me asnjë subjekt politik, jo vetëm me Vetëvendosjen, ne nuk do të hyjmë në asnjë koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga pozita e kryeministrit pasi llogarisim që jemi parti e parë, llogarisim që dimë të qeverisim, kemi përvoja por nuk e nënçmojmë asnjërën parti”, ka thënë kryetari i LDK-së, në një intervistë për RTV 21.

Kryetari i LDK-së ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimit me PDK-në.

SHPËRNDAJE