Ky është libri që e bëri Kadarenë shkrimtar ndërkombëtar

Shkrimtari shqiptar më i njohur tashmë edhe në botë. I përkthyer në 45 gjuhë, i cilësuar edhe si një prej shkrimtarëve dhe intelektualëve më të shquar europianë të shekullit të 20’të, kishte marrë famë botërore, kur libri “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” filloj të përkthehej në gjuhë të ndryshme të botës, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimtari i dimensioneve ndërkombëtare është përkthyer masivisht në 45 gjuhë të botës, çfarë i jep veprës së tij karakterin e pasaportës artistike për letërsinë moderne të Shqipërisë. Ismail Kadare është propozuar për çmimin Nobel në letërsi dhe është një nga autoritetet e padiskutueshme për shqiptarët kudo ku jetojnë.

Shumë nga librat e tij janë kthyer në bestseller të kohës.

Librat e tij më të famshëm janë “Gjenerali i ushtirsë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer ” e shumë të tjera.

Gjithsesi vepra që i japi atij famë ndërkombëtare është përkthimi i veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge.

Kjo vepër e vë në hartë letërsisë shqipe dhe Kadaresë i jep titullin si shkrimtari më i madh shqiptar.

Ismail Kadare, edhe pse prej më shumë se dy dekadash propozohet dhe gjendet ndër kandidatët kryesorë për të marrë cmimin Nobel në Letërsi, nuk e ka marrë atë, por ka rrokur shumicën e cmimeve letrare më të rëndësishme në botë si Cmimin: Prix Mondial Cino Del Duca; cmimin Bokacio në Itali, Man Booker International Prize në Britani, çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet në Spanjë, çmimin Lerici Pea po në Itali, Çmimin Jeruzalem në Izrael,cmimin Nonino po në Itali si dhe titullin “Komandant i Legjionit të Nderit të Francës. Ndërsa gëzon edhe titullin Nderi i Kombit, dhënë nga Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Që nga viti 1990 Kadare jeton mes Francës dhe Shqipërisë. Në Francë, si anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike, mes Parisit dhe Tiranës. Pikërisht në vendin e parë në botë që botoi për herë të parë në gjuhë të huaj, në frëngjisht një vepër të Kadaresë, romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ne vitin 1970 e që e kandidon çdo vit për çmimin Nobel.

SHPËRNDAJE