Ky është ligji që do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale (Dokument)

Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se nuk ka përfunduar. Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Gazeta Fjala ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet për të shfuqizuar ligjin që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. I njëjti pritet të votohet në mbledhjen e Qeverisë.

Aty janë vetëm 2 nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hynë në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës dy herë ka dështuar të mbajë mbledhje mbrëmë për këtë çështje, në mungesë të kuorumit.

Ja dokumenti:

SHPËRNDAJE