Ky është Ministri i Punëve të Brendshme, ja ku ka punuar deri më sot (Foto)

Me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheq Flamur Sefaj. Një foto të tij e kemi vetëm sonte, kur ai u zgjodh në këtë pozitë.

Emri i tij është plotësisht i panjohur. Kështu të paktën e thotë edhe interneti, ku nuk mund të gjesh asgjë rreth veprimtarisë së tij.

Sefaj për këtë pozitë është propozuar nga Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit. (Klikoni reklamën pastaj vazhdoni leximin e artikullit nën reklamë)

Portali Veriu.info mëson se Flamur Sefaj jeton në Zvicër, vend edhe ku punon prej më shumë se 15 vitesh në biznesin e familjes Pacolli.

SHPËRNDAJE