Ky është mjeku kosovar që do të intervistohet si i dyshuar nesër në Hagë

Doktori i njohur kosovar, Fitim Selimi, nesër do të udhëtojë për në Hagë, si i ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi, me anë të një postimi në Facebook, ku iu ka kërkuar pacientëve të tij mirëkuptimin për katër ditët në të cilat nuk do të punojë.

Selimi më 11 nëntor, kishte njoftuar se është ftuar nga kjo gjykatë, në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa nesër do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Kujtojmë se Selimi gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte ushtruar profesionin e tij prej doktori për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

SHPËRNDAJE