Ky është mjeti me të cilin e largoi ‘stresin’ Kadri Veseli pas seancës së tensionuar (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur një formë interesante për ta larguar stresin.

Në një video të bërë nga “Indeksonline” ish-kryeparlamentari shihet në veturën së bashku me dy bashkëpartiakët, Enver Hoxhajn dhe Uran Ismajlin.

Pamjet më poshtë tregojnë se si Veseli luan vazhdimisht me një top të verdhë derisa largohej nga ambienti i Kuvendit të Republikës.

Ndryshe, kreu i PDK-së pati një përplasje të ashpër në seancën e sotme me deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Ky i fundit theksoi se Veseli nuk i ka numrat për tu zgjedhur kryeparlametnar, ndërsa ai ia ktheu se nëse i bën 61 do ta ketë edhe votën e PAN-it.

SHPËRNDAJE