Ky është modeli i ri i Mercedes Sprinter

Është e vërtetë që modeli Sprinter i Mercedesit nuk iu duket tërheqës kompanive që merren me modifikime të veturave, por herë pas here ia tërheq vëmendjen ndonjë kompanie të tillë.

Në këtë rast, për modifikimin e këtij Sprinteri është përgjegjës kompania Hartmann, transmeton Koha.net. Si bazë për modifikim, ka shërbyer Sprinter 316 CDI Combi.

Paketa e Hartmannit për modifikimin e këtij Sprinteri përfshin spoilerin e përparmë, setin e pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë, setin e ri të rrotave VEST nga alumini, eksterier me ngjyrë të veçantë.

Gjithashtu, kjo paketë përfshinë edhe interierin nga lëkura Alcantara me ngjyrë të zezë Gaucho, tepihët e veçantë, disa detaje dekorative, timonin nga lëkura, pedalet nga çeliku, si dhe një lavaman, një frigorifer, një shporet, si dhe një tavolinë dhe një krevat.

SHPËRNDAJE