Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash, shkruan Meteo Ballkan.

Pasdite pritet zhvillim i vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Në Shqipëri nesër mot i ndryshueshëm. Në viset bregdetare mot i kthjellët dhe i nxehtë me ndonjë përjashtim, kurse në viset tjera priten zhvillime lokalisht të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Edhe në veriun e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut nesër pritet që përpos intervaleve kohore me diell të ketë edhe zhvillime vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën do të ketë përmirësim të motit në tërë rajonin por prapëseprapë në disa pjesë të rajonit priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën dhe të hënën në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot me diell dhe ngritje të mëtutjeshme të temperaturave./Meteoballkan

SHPËRNDAJE