Ky është motivi i vrasjes me sëpatë në Pejë

Një person ka mbetur i vdekur në mesditën e së enjtes në Pejë, pas goditjes me sëpatë nga një i dyshuar i cili raportohet të jetë komshi i tij.

Prokurorja e këtij rasti Valbona Dishi Haxhosaj, ka thënë për Klan Kosova se kjo ngjarje ndodhi kur viktima po çante dru në oborrin e tij rreth orës 15:20 të së enjtes.

Ajo shtoi se në atë moment i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët ”Pse ke mbështet drutë këtu? (duke iu referuar një objekti)”. (Kliko mbi reklamë dhe shiko videon)

Bëhet e ditur që pas këtij komunikimi në mes tyre, i dyshuari e ka goditur me sëpatë viktimën duke e lënë të vdekur të moshuarin.

Prokurorja Haxhosaj tutje tha se sipas dëshmitarëve në ato momente ka pësuar dhe djali i viktimës duke u qëlluar me armë zjarri.

SHPËRNDAJE