Ky është numri enorm i pacientëve me oksigjenoterapi në Kosovë

Në 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka ngarkesë në institucionet shëndetësore, ku nga 301 pacientë që po marrin trajtim mjekësor, 184 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 22 në gjendje të rëndë

Deri me tani në institucionet shëndetësore në Kosovë janë duke u trajtuar gjithsej 301 pacientë me koronavirus, ndërsa 184 janë me oksigjenoterapi, e prej tyre 22 janë në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave në vend si pasojë e koronavirus ka shkuar në 97.

Mes tyre, të premten ka ndërruar jetë edhe një 21 vjeçare nënë lehonë, e konfirmuar me koronavirus. Pas lindjes me prerje cezariane, lehona nga komuna e Podujeva njëjta ka vdekur.

Ndërkohë gjatë së premtes, në vend janë shënuar 205 raste të reja pozitive me koronavirus. Bashkë me këto raste, totali i personave të infektuar me virusin Korona në Kosovë ka shkuar në 4512.

Se do të ketë vështirësi në përballimin e kësaj situate e thonë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri pohon se shtimi i rasteve ka krijuar ngarkesë për institucionet shëndetësore, shkruan Gazeta Express.

Hoti kërkon që bizneset e qytetarët të respektojnë masat e rekomandimet e IKSHPK’së.

Po ashtu gjatë së shtunës, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë sërish thirrje për bartje të maskave.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se janë ata që nuk po respektojnë masat anticovid.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE