Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Prishtina Weather njofton se mot i ndryshueshëm edhe gjatë javës në vijim, priten edhe reshje lokale shiu.

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me vranësira, kurse gjatë pasdites dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

Temperatura minimale prite të jetë 4 gradë celsius, kurse ajo maksimalja pritet të jetë 14 gradë Celsius, transmeton Gazeta Metro.

Moti gjatë ditëve në vijim:

16.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

17.04 – Kryesisht me diell, pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

18.04-19.04 – Të enjten kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima. Të premten vransira dhe intervale me diell, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 2-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

SHPËRNDAJE