Ky është personi që i bëri të mundur Era Istrefit të jetë zëri i himnit të Kupës së Botës

Të gjithë kemi qenë të befasuar kur kemi mësuar se Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kupës së Botës 2018 që do të mbahet në Rusi.

Ishte nëna e saj, Suzana Istrefi ajo e cila për një emision në Kosovë kishte dhënë lajmin se vajza e saj Era do të jetë zëri i himnit të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë.

Por pikëpyetje më e madhe ishte rreth asaj se kush e përzgjodhi që Era Istrefi të ishte këngëtarja që do të këndonte bashkë me Will Smithin dhe Nicky Jam këngën të cilën do ta dëgjojnë me miliarda njerëz në botë.

“GazetaBlic” mëson se Era Istrefi është përzgjedhur si zëri i himnit të Kupës së Botës pasi që Federata Ndërkombëtare e Futbollit – “FIFA” ka arritur të bashkëpunoi me kompaninë më të madhe muzikore në Evropë “Sony Music”.

Marrë parasysh që Era Istrefi në Shkurt të vitit 2016 ka firmosur kontratë me “Sony Music” përzgjedhja e Era Istrefit ka ardhur nga Kryeatri dhe CEO i “Sony Music Lain Iberia”, Afo Verde.

Sony Music ka një marrëdhënie të gjatë me FIFA-n. Kur u diskutua për këngën zyrtare të Kupës së Botës 2018, objektivi që të dy organizatat kanë arritur ishte krijimi i një kënge të mrekullueshme mbështetur në yjet më të mira.” – ka thënë Afo Verde, Kryetar dhe CEO i “Sony Music”.

Jemi të entuziazmuar që Will Smith, Nicky Jam, Diplo dhe Era Istrefi janë pjesë e këngës dhe po punojnë dorë pas dore me FIFA-n dhe komuniteti jonë i artistëve është duke e siguruar këngën për ngjarjen më të madhe në botë.” – ka shtuar ai. /GazetaBlic /


Afo Verde | Kryetari dhe CEO i “Sony Music”

SHPËRNDAJE