Ky është personi që u aksidentua për vdekje nga treni në Pejë

Mëngjesin e sotëm, një person në Pejë humbi jetën si pasojë e goditjes nga treni. Rasti ka ndodhur në orën 05 e 42 minuta.

Viktima e këtij rasti është Sahit Lokaj, i lindur në vitin 1968, raporton Indeksonline

Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit derisa aty është paraqitur edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen 51 vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë po ashtu prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.

Hetuesit rajonal të DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

SHPËRNDAJE