Ky është propozimi i Bekim Haxhiut për tërheqjen e kursimeve pensionale për qytetarët e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë një propozim për tërheqjen e kursimeve pensionale për qytetarët, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Ai para deputetëve në Kuvend ka thënë se drafti i propozuar nga Qeveria për rimëkëmbje ekonomike nuk i trajton kategoritë e rrezikuara, nuk mbështetë as të papunët, as të punësuarit as edhe bizneset.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Diskutimi im në Kuvend për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Të nderuar,

Drafti i propozuar nga Qeveria për rimëkëmbje ekonomike nuk i trajton kategoritë e rrezikuara, nuk mbështetë as të papunët, as të punësuarit as edhe bizneset.

Forma e propozuar nga Qeveria është e disfavorshme për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve të cilët kanë kursime pensionale të vogla. Kjo formë e propozuar nga Qeveria vetëm se e rritë hendekun në shoqëri, i favorizon ata që kanë dhe i diskriminon ata që nuk kanë.
Prandaj, konsideroj se duhet të ketë një kategorizim për tërheqjen e kursimeve pensionale sipas shumës së kursimeve që kanë.

Për këtë qëllim unë kam përgatitur një propozim për tërheqjen e kursimeve pensionale për qytetarët si në vijim:
1. Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10. 000 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

2. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10. 000 euro deri në 19. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë përqind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

3. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20. 000 euro deri në 29 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30. 000 euro deri në 39. 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

5. Personat që kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

Në këtë formë ne do të krijonim mundësinë që të mbështesim kategoritë më të rrezikuara me të hyra më të vogla, ndërsa qytetarëve që nuk ju duhet kjo mbështetje do të vazhdojnë të ruajnë kursimet e tyre pensionale.

Duke pasur në konsideratë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përgatitur Koncept Dokumentin për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Benificioneve, mundësia që qytetarët të shfrytëzojnë kursimet e tyre pensionale në këtë kohë krize është e domosdoshme.

Këtë Ligj qëvsot e kemi ne shqyrtim, në mënyrë të detajuar specifikon mbështetjen për çdo qytetar, familje dhe biznes veç e veç, shumën dhe formën e mbështetjes si dhe masat ndëshkuese për të gjithë ata që keqpërdorin fondet e rimëkëmbjes ekonomike.

SHPËRNDAJE