Ky është qëndrimi i LDK-së për shkuarjen në zgjedhje, me cilën parti kanë “armiqësi” flet Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për takimet e liderit të partisë, Isa Mustafa me disa nga drejtuesit e partive politike.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se LDK është e qartë në qëndrimin e saj, që secila parti të shkoj vetë në zgjedhje.

“Ne si LDK jemi që të shkojmë vetë në zgjedhje, që të matet forca reale e secilës parti”, tha ai.

Sipas Beqirit, Isa Mustafa edhe ditëve në vijim do të zhvillojë takime me liderët e partive.

“LDK do të takohet me të gjitha partitë, pos me PDK-në”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Isa Mustafa ka pritur në takim liderin e PSD-së, Shpend Ahmeti me të cilin kanë biseduar për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.

Ndërkaq, tani është duke u zhvilluar takimi me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Gjatë ditës, Isa Mustafa pritet që të takohet edhe me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Sipas burimeve, ky takim ndërmjet Kurtit e Mustafës është dakorduar, por pritet që të ketë edhe një konfirmim, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore të liderit të LDK-së.

SHPËRNDAJE