Ky është reagimi i Isa Mustafës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në facebook, Mustafa ka thënë se LDK vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, duke thënë se beson fuqishëm se lufta e UÇK-së, është e pastër.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.

SHPËRNDAJE