Ky është shqiptari që vrau babë e nënë, punonte si vrasës me pagesë

Një 26 vjeçar ka ekzekutuar ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.

Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.

Edhe Policia dha detajet më herët. Sipas tyre, në lagjen Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.

Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

SHPËRNDAJE