Ky është spiuni rus i GRU-s që “çoi në këmbë” Serbinë pasi u kap duke korruptuar agjentin serb (Foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka thirrur për nesër  në ora 18 mbledhjen e Këshillit për Siguri Nacionale, raportojnë mediat serbe.

Mbledhja është thirrur pas skandalit të madh të spiunazhit që ka shpërthyer në Serbi ku një spiun rus korrupton agjentët serbë. Në videon që është publikuar shihet se si diplomati rus dhe pjesëtari i shërbimit ushtarak rus (GRU), Georgij Kleban i jep para një zyrtari të lartë serb.

Agjencia Serbe e Inteligjencës (BIA) sot ka konfirmuar autotencitetin e videos në të cilën spiuni rus, Georgij Kleban i jep para një oficeri serb të spiunazhit.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka deklaruar se Shërbimi Ushtarak serb po merret me aferën e spiunazhit.

“Kam biseduar me presidentin Vuçiq, ai i ka dhënë leje agjencisë ushtarake të sigurisë që të hetohet rasti. Ende nuk i kemi të gjitha të dhënat, dhe nëse del që të jetë e vërtetë, atëherë ajo do të ishte çështje dhe problem i madh për ne”, ka thënë Bërnabiq.

Në video shihet se si Kleban i jep para një personit tjetër, që sipas raportimeve është zyrtar i lartë i shtetit serb. Kjo video është publikuar më 17 nëntor. /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE