Ky është termi më i ri për korrigjimin e kufijve

Bekim Çollaku, shef i Stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe.

Çollaku, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, e ka lënë të hapur mundësinë e realizimit të idesë së presidentit Thaçi për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të marrëveshjes përfundimtare.

“Nëse do të ketë korrigjim, ai do të jetë i balancuar”, është shprehur Çollaku.

Për arritjen e një marrëveshjeje duhet të ketë kompromis të dyanshëm, ka deklaruar Çollaku. /Express/

L

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE