Ky është vendi ku e vrau babai djalin sonte në Prishtinë

Një person  është vrarë sot rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për GazetaBlic edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që akti është kryer në rrugën “Ndue Përleshi” në rrugën “C” në kryeqytet.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.