Ky është vendimi i Juventusit pas veprimeve të Ronaldos

34-vjeçari u zëvendësua nga Paulo Dybala në minutën e 55′ gjatë ndeshjes së Juve në Serinë A me AC Milan dhe menjëherë shkoi drejt tunelit pasi doli nga fusha.

Raportet në Itali sugjerojnë gjithashtu që Ronaldo u largua nga stadiumi tre minuta para përfundimit të ndeshjes – të cilën Dybala e vulosi përfundimisht me një gol të minutës së 77′, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit të njohur italian Romeo Agresti, Juventus nuk do ta gjobisë Cristiano Ronaldon për reagimin e tij pas zëvendësimit ndaj AC Milan.

Kjo lë të kuptohet se gjiganti italian nuk dëshiron ta humbasë një yll të madh si portugezi, që përveç fushës, i sjell përfitime të majme edhe jashtë saj.

SHPËRNDAJE