Ky është veprimi i MASHT-it për të parandaluar kopjimin në testin e maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke u përgatitur për të ndërmarrë hapa të rinj për të parandaluar kopjimin në testin e maturës.

Ky institucion ka paralajmëruar vendosjen e “zhurmuesve të valëve telefonike” në shkolla, në mënyrë që të pamundësohet funksionimi i telefonave celularë gjatë mbajtjes së këtij testi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një hap i tillë pritet të ndërmerret për shkak të problemeve në të kaluarën, ku maturantët fotografonin testin duke e hedhur në rrjete sociale nga ku kërkonin ndihmë.

Kryetari i Komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, ka thënë se presin që këtë vit procesi i testit të maturës të shkojë si duhet dhe pa probleme. Ai nuk ka treguar për koston që pritet t’i kushtojë MASHT-it vendosja e pajisjes së bllokimit të valëve telefonike, duke thënë se nuk e di.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE