Ky është veprimi që Haradinaj pritet të marrë sonte për dy policët e zhdukur në Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur para pak minutash drejt vendit të aksidentit, pas të cilit dy pjesëtarë të Policisë rezultojnë të zhdukur.

Dy policët konsiderohen të zhdukur që nga mbrëmë pasi me veturën zyrtare kanë rënë nga magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc.

Para se të nisej për në vendin ku ka ndodhur aksidenti, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin dhe me ushtruesin e detyrës të drejtorit të Policisë, Naim Rexhën.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Lajmin për takimin Haradinaj, Gashi e Rexha e ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi.

Ai tha se pas takimit shefi i Qeverisë do të niset për në vendin ku pjesëtarë të Policisë, të FSK-së, zjarrfikësve e vullnetarë po kërkojnë trupat e dy policëve në ujërat e lumit Lepenc.

Sipas Matoshit, kryeministri Haradinaj do të vizitojë edhe familjet e dy policëve të zhdukur.

SHPËRNDAJE