Ky është veterani i UÇK-së që humbi jetën në vendin e punës (Foto)

Asllan Asllanaj, 41 vjeç nga fshati Çikatovë e Komunës së Drenasit humbi jetën ditën e shtunë të kësaj jave në vendin e punës.

Ai u rrëzua nga objekti ku punonte dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, raporton magazina.al.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar tashmë se 41-vjeçari varroset ditën e hënë më 17 prill në fshatin e tij.

Asllanaj ishte veteran i UÇK-së dhe ka lënë prapa dy fëmijët dhe bashkëshorten.

Image

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE