Ky ishte mesazhi i fuqishëm nga Kobe Bryant që inspiroi miliona njerëz në botë

Bota e sportit janë të pikëlluar nga lajmi i kobshëm për humbjen tragjike të legjendës së basketbollit në NBA, Kobe Bryant.

Kobe së bashku me vajzën e tij Giannen dhe 7 persona të tjerë që gjendeshin në helikopter, janë aksidentuar dhe që të gjithë kanë humbur jetën.

Basketbollist më i mirë i të gjitha kohërave nuk jeton më, por vepra që ai la pas do të kujtohet gjithmonë nga dashamirët e Basketbollit e njerëzit e sportit në përgjithësi.

Kobe, vazhdimisht jepte mesazhe motivuese për njerëzit, madje ai në një video të publikuar vite më parë thotë se jeta është shumë e shkurtë për tu shqetësuar.

Mesazhi i Kobe Bryant: “Kënaquni. Shijojeni jetën. Jeta është shumë e shkurtër”.

SHPËRNDAJE