Ky ishte njëri prej momenteve më të rënda pas luftës në veri, 10 kallashnikov, pushkë, 7 eksploziv … (Pamje speciale)

Pas situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës në vitet 1999-2000 dhe dështimit të KFOR-it francez për ta qetësuar situatën, për shkak të afërsisë së tyre me serbët, ishte dashur që në veri të ndërhyj KFOR-i amerikan dhe gjerman.

Pjesëtarët amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it me 20 shkurt 2000 kishin ndërmarrë një aksion të gjerë kërkimi për armë në veri, ku kishin sekuestruar shumë armë, shkruan Veriu.info.

Në shenjë hakmarrje serbët sulmuan serbët sulmuan pjesëtarët gjerman të KFOR-t me gurë të mëdhenj, copa betoni, gurë dhe shishe.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Serbët me pas sulmuan edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, por ata u kundërpërgjigjen duke i thyer disa dyer të banesave ku dyshonin se fshiheshin serbët e dhunshëm.

“Kemi gjetur armë vetëm në pjesën veriore të qytetit, 10 AK47 (kallashnikov), katër pushkë M48, një pistoletë automatike, shtatë blloqe eksplozivësh plastikë, tetëmbëdhjetë revista të ngarkuara dhe shumë municione. Ne gjetëm edhe një granatë dhe një mitraloz “, kishte deklaruar Patrick Chanliau, zyrtar KFORit francez për media./Veriu.info/

Shikoni videon:

SHPËRNDAJE