Ky lajm që sapo u dha për Kosovën do ta ‘çmend’ tërësisht Serbinë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se transformimi i kësaj force po bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Kemi prezantuar idenë tone dhe planet tona. Kemi ndërtuar një plan afatgjatë në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi filluar bashkërisht me partnerët tanë të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Rama. Ai në emisionin “Zona B” të “Klan Kosova” ka thënë se FSK-ja me ketë transformim do të pajiset me armatim amerikan. “Sistemin e armatimit do ta kemi amerikan. Edhe automjetet do të jenë amerikane”, ka thënë Rama.

SHPËRNDAJE