Ky ministër në largim i bashkohet partisë së Shpend Ahmetit

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka thirrur një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në ora 11:00 në zyret e PSD-së.

Sipas burimeve të Front Online brenda PSD-së në këtë konferencë do të prezantohen aderimet e reja në këtë subjekt politik.

“Front Online” merr vesh se në këtë konferencë do të aderon edhe Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi deri më tani ka qenë pjesë e NISMA-s për Kosovën që udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Përndryshe, gjatë mandatit të kaluar PSD-ja e Shpend Ahmetit ka qenë pjesë e opozitës, përderisa në disa vendime e ka mbështetur qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Me këtë të fundit Ahmeti ka arritur edhe marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Ndryshe, ministri Bytyqi gjatë mandatit dy vjeçar të Qeverisë Haradinaj nuk ka arritur ta realizon asnjë premtim. Me vendimin qe e mori Bytyqi për shkarkimin e bordit të KSHC-së, Agjencioni i Akredimit i Kosovës është larguar nga EQAR.

SHPËRNDAJE