Ky mot pritet të mbajë këtë javë

Mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell, e nga mesi i javës me shi.

Në ditët e para të javës do përballemi me mot më të ftohtë me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesi i javës, do mbretërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, raporton Prishtina Weather.

5.02-6.02 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.7.02-9.02 – Mot kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, nuk do të jenë mjaft të favorshme për rrymime ajrore, ndaj edhe ditëve të para të javës vlerat ditore të AQI do të rriten në mesatare, me tendencë që të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit në ditët e para të javës do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 6C deri në 10C.

Në ditët e para të javës era do të fryjë lehtë nga verilindja 1-2m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

SHPËRNDAJE