“Ky ose është i marrë ose shtiret” Por në asnjërin rast s’duhet të jetë president”

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi ia ka kujtuar presidentit të vendit Hashim Thaçit deklarimet e tij kundërthënëse për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Abazi në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se Thaçi kishte thënë se me marrëveshjen e tij po e shmang edhe ndarjen e Kosovës e edhe asociacionin që do nënkuptonte Republikën Srpska.

Por ishte vet Thaçi që kishte nënshkruar marrëveshjen për asociacion duke deklaruar në atë kohë se marrëveshja e nënshkruar shënon progres në telekom, integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër, shkruan GazetaBlic.

Këto deklarime të Thaçit Abazi i ka lidhur me fjalën e njohur shkodrane se “Ky ose është i marrë ose shtiret”. Por në asnjërin rast s’duhet të jetë president.

Postimi i plotë

Në intervistën për “Veçernji List” të Zagrebit, të datës 21 tetor 2018, presidenti Thaçi ka deklaruar: “Me idenë dhe propozimin tim i shmangem ndarjes së Kosovës, si dhe krijimit të një asociacioni të komunave serbe, që në njëfarë mënyre do të ishte një ‘Republika Srpska’ e re në Kosovë, e cila do të ishte krejtësisht jashtë funksionit të Republikës së Kosovës.”

Së pari, është vetë Thaçi i cili si kryeministër e ka nënshkruar Asociacionin (Zajednicën) e komunave me shumicë serbe në marrëveshjen e tij me homologun nga Serbia, Ivica Daçiç, më 19 prill 2013 në Bruksel. Nga 15 pikat e asaj marrëveshjeje, 6 të parat flasin pikërisht për këtë Asociacion!

Së dyti, ja çfarë deklaroi Thaçi ditën kur u nënshkrua Asociacioni, apo më saktë “Zajednica”, më 25 gusht 2015: “Marrëveshja e nënshkruar sot shënon progres në telekom, integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër. Është ky nje investim në të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Benefitet ekonomike dhe politike janë të qarta ndërsa tani presim edhe hapa të përshpejtuar në nënshkrim të MSA-së, integrim në NATO, liberalizim vizash, anëtarësi në UNESCO, INTERPOL dhe Këshill të Evropës. Kjo përkthehet në stabilitet dhe investime ekonomike. Republika është forcuar. HTH”

Nga Shkodra thonë “Ky ose është i marrë ose shtiret”. Por në asnjërin rast s’duhet të jetë president.

SHPËRNDAJE