Ky paralajmërim do ta dridh çdo shqiptar të Kosovës, ja çfarë pritet të ndodh sot në takimin Thaçi – Vuçiq në Bruksel

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se takimi mes Thaçit dhe Vuçiqiq pa u paralajmëruar disa ditë me herët tregon se po synohet arritja e një marrëveshjes të dëmshme për Kosovën.

Konjufca ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në Bruksel pa mandat dhe ka lajmëruar vetëm 24 orë para së të ndodh takimi.

Sipas tij, kjo praktikë nuk është e rastësishme.

“Ky takim është paralajmëruar vetëm 24 para së të ndodh, dje pasdite u bë e qartë nga zyra e Mogherinit. Është praktikë që nuk ka ndodhur me herët, së paku kanë lajmëruar disa ditë para se me ndodh. Pra, është praktike jo e rastësishme, sepse këta do të aplikojnë strategjinë që takimet t’i lajmëruar vetëm disa orë para se të ndodhin jo disa ditë me herët. Kjo po bëhet për disa arsyeje. Nuk i jep mundësi reagimit të opozitës , pra nuk e kemi rastin të reagojmë si në rastin aktual kur nuk jemi të njoftuar për takimin. Kjo bëhet për arsyen se marrëveshja është fare pranë mes dy presidentëve dhe meqë kjo marrëveshje është në dëme të Kosovës, për të mos pranuar reagime, këto takime po mbahen të fshehura, sekrete”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, është shqetësuese gatishmëria e Presidentit Thaçi për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Ai thotë se Thaçi është i gatshëm të jep territor, vetëm për njohjen e Serbisë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE