Ky paralajmërim nga pasojat e Asociacionit dridh opinionin në Kosovë

Profesori i të Drejtës ndërkombëtare, ish – rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish – kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka vlerësuar sot se krijimi i Asociacionit të Komunave serbe ka për qëllim që serbët të bëhen popull konstitutiv në Kosovë.

“E gjithë problematika dhe e gjithë kërkesa e palës serbe është që bashkësisë serbe, popullit serb të Kosovës t’i sigurohet statusi i popullit konstitutiv”, ka vlerësuar Hasani në intervistën për agjencinë serbe të lajmeve Beta, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo është çështja më kontestuese sepse do ta rajonalizonte Kosovën ndërsa për zgjidhje finale ka federalizmin e Kosovës në mënyrë që nga Kosova të krijohej një shtet dhe një shoqëri jofunksionale që nuk do të ishte e mirë as për shqiptarët dhe as për serbët lokalë dhe as për stabilitetin e rajonit në të ardhmeni.

……………………………………………………………………………………………………………..
Çmenden vajzat, tash një femër ia gjuan brekët Ledrit në skenë

……………………………………………………………………………………………………………..

Hasani ka thënë se edhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht detyruese nuk mund t’i udhëheqë kryetari i Kosovës pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës dhe pa pajtimin Kosovës e pa pajtimin e dy vendeve nuk mund të ndodhë ndarja e saj e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se sikur edhe me Malin e Zi, Kosova do të ketë problem me demarkacionin e kufirit me Serbinë.

Duke folur për shtyrjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Koha.net, ai ka thënë se Serbia e dëshiron këtë me shpresën dhe me pritjen se Rusia do ta kthejë pozicionin e vet në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjë që dhe ka ndodhur, e edhe palës shqiptare i ka shkuar për shtati pasi është shpresuar se do të shtyhet fillimi i punës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Hasani ka vlerësuar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë e Kosovës do të ishte marrëveshja ndërkombëtare.

“Kosova ekziston me të drejtën ndërkombëtare, e këtë mendime ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka thënë ai, transmeton koha net. Hasani ka shtuar se pret që marrëveshja përfundimtare t’i përfshijë të gjitha marrëveshjet e deritashme, se do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të ketë garantues për zbatimin e saj.

“Pres që ko marrëveshje të ketë dispozita territoriale, kushtetuese dhe ekonomike që kanë të bëjnë me shfrytëzimin resurseve ujore dhe energjetike në veri të Kosovës, territoriale sa i përket kufijve dhe ndërkombëtare sa i përket statusit dhe pozitës së Kosovës ndaj Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka deklaruar Hasani.