Ky profesor rrezikon jetën pët t’u mësuar studentëve një ligj të fizikës

Disa profesorë janë në gjendje të bëjnë gjithçka, për t’u sqaruar studentëve mësimet ashtu si ata e kuptojnë më lehtë, madje edhe të rrezikojnë jetën e tyre.

Një profesor i fizikës e ka vënë jetën e tij në rrezik që ta demonstrojë një eksperiment! Ky eksperiment ua bënë të mundur që njëherë e për jetë ta mësojnë një ligj në lëndën e Fizikes, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është ligjërata e tij e plotë, që paraqitet në video:

“Unë jam përkrahës i fortë i idesë së ruajtjes së energjisë mekanike, sa që jam në gjendje të vë jetën time në rrezik. Nëse unë e lëshoj topin nga një lartësi e caktuar atëherë ai top asnjëherë nuk do të kthehet në atë pikë ku lartësia është më e madhe. Nëse e liroj nga kjo lartësi trupi do të lëkundet, do të arrij këtu që nuk do të jetë më lartë”

Kjo është shndërrimi i energjisë potenciale të gravitetit në energji kinetike, do të kthehet përsëri në energji potenciale të gravitetit dhe do të ndalet. Do të lëkundet përsëri dhe nuk do të mund të shkoj më lartë duke siguruar se unë nuk i jap asnjë shpejtësi fillestare trupit, nga ku qëndroj.

Unë i besoj ruajtjes së energjisë mekanike 100%.

Ndoshta nuk mund ti besoj vetvetes . Do të lëshoj këtë trup dhe shpresoj të jem në gjendje ta bëj me zero shpejtësi ashtu që kur të kthehet ka mundësi të prek mjekrën time, ose nuk do ta shtyp fare. Dëshiroj që të qëndroni skajshmërish të qetë për shkak se nuk është një mahi.

Nëse nuk kam sukses ti jap shpejtësi zero, atëherë kjo do të jetë ligjërata ime e fundit. Do ti mbyllë sytë ngaqë nuk dua ta shoh këtë, kështu që ju lutem qëndroni qetë. Nuk ka më , skam fjetur tërë natën. 3,2,1,0…

Fizika punon e unë ende jam gjallë”, sqaron profesori i fizikës.

SHPËRNDAJE