Ky qytet i Kosovës zyrtarisht bëhet me semaforë

Komuna e Podujevës edhe zyrtarisht sot është bërë me semaforë funksional.

Edhe pse të njëjtit janë vendosur për më shumë se dy muaj, sot ata janë funksionalizuar, kështu pas gjithë testimeve të bëra.

Vendosja e tyre është bërë në udhëkryqin e rrugëve “Zahir Pajaziti” -“Besnik Restelica” – “Vëllezërit Frashëri” (te marketi “Interex”), shkruan llapi.

E sipas zyrtarëve komunalë, të tillët janë vendosur në atë lokacion me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

SHPËRNDAJE