Ky qytetar nga Peja gjen kuletën me një shumë parash, ajo çfarë bën më pas është për t’u admiruar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga qytetari Gani ELEZAJ nga Peja.

Në portofol kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Deri sa qytetari i lartë përmendur ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në Stacionin Policor Pejë për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, kuleta dhe parat i janë kthyer pronarit.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon z.ELEZAJ për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Urojmë që ky rast,  të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policin e Kosovës.