Ky shtet i fortë i Evropës ndryshon qëndrim për kufijtë

Ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sanes Bjornstad, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Bjornstad ka thënë po ashtu se revokimi i lejes nga autoritetet kosovare për vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Banjë të Skënderajt, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai thotë se mesazh pozitiv nga e gjithë kjo ishte reagimi i presidentit Thaçi në lidhje me situatën e krijuar.

Bjornstad foli edhe për ndryshimin e mundshëm të kufijve mes dy vendeve, për të cilin tha se se mund të jetë zgjidhje, mirëpo sipas tij një ide e tillë nuk duhet të jetë cak i të dy vendeve.

“Nganjëherë me duket se ne flasim për zgjidhje pa e marrë parasysh problemin. Asociacioni, ndryshimi i kufijve…i shoh si instrumente të mundshme, por jo qëllime dhe caqe. E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje e cila e eliminon situatën aktuale dhe që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit norvegjez, referimi që po i bëhet Luginës së Preshevës si “Kosova Lindore” nga disa liderë kosovar nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, mirëpo megjithatë ai shton se edhe ata që e quajnë Kosovën si pjesë të Serbisë nuk duhet të befasohen nga këto deklarata.

< Ai po ashtu rithekson se Serbia do të pranohet në Bashkimin Evropian vetëm kur të përmbushë të gjitha kriteret, e që sipas tij ndër kryesoret janë mos të ketë probleme të hapura me fqinjët e saj.

SHPËRNDAJE