Ky shtet po e fiton betejën ndaj COVID-19

Australia do ta fillojë zbutjen graduale të kufizimit të lëvizjeve, teksa plazhet tanimë janë hapur midis shpresës se politika qeveritare për testime gjithëpërfshirëse do t’i kontribuojë rënies së rasteve të reja me koronavirus.

Dy plazhet më të mëdha të Sidneit janë hapur të martën për banorët lokalë, pasi u mbyllën një muaj më parë, transmeton Koha.

Australia ka evidentuar vetëm një rast të ri me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke sugjeruar se bartja e sëmundjes mes qytetarëve pothuajse është ndalur.

“Jemi duke e fituar betejën, por ende nuk jemi fitues”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt.

Shtetet australiane kanë nisur qysh më herët heqjen e disa kufizimeve, pas uljes së rasteve në vetëm 1 për qind në ditë.

Gjatë të martës në këtë vend janë regjistruar pesë fatalitete, shumica në qendrat për përkujdesjen e të moshuarve.