Ky zyrtar i LDK-së e quan Albin Kurtin Bos e Isa Mustafën Lider

Zyrtari i LDK-së dhe zëdhënësi i komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, ka bërë një krahasim në mes të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe shefit të tij në parti Isa Mustafës.

Zefaj ka thënë që kur Mustafa kërkoi masa të jashtëzakonshme ai u sha.

“Ku pat kerkuar Akademik Isa Mustafa masa te jashtezakonshme (jo gjendje te jashtezakonshme!) U patet qe peshe tuj bertit e tuj e sha!

Ma mire atehere tu merrshin keto masa qe po merren sot!”, ka thënë Zefaj.

Ndërsa, ka thënë në këtë pjesë dallon lideri me bosin.

“Lideri sheh pertej (perpara) dhe paralajmeron! E Parandalon Krizen!

Bosi Urdheron, ne menyre arrogante i nxit me vepru qysh t’ja thote mendja! Ballafaqohet me krizen!”.

SHPËRNDAJE